Breaking News :

nothing found
21-09-2023

LSDM-ja i reagon VMRO-së për shumicën e re parlamentare

Advertisement

Nga LSDM-ja përmes një komunikate kanë mohuar akuzat e VMRO-DPMNE-së për presione ndaj deputetëve që kanë nënshkruar nismën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë, transmeton TV21. Nga kjo parti pyesin nëse akuzat e tilla janë alibi e Hristijan Mickoskit për “shkrirjen” e shumicës”.

“Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për nismën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, kjo vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë një alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallati i Bardhë? Presionet, shantazhet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve, ndaj deputetëve janë tipare të VMRO-DPMNE-së”, thuhet mes tjeraqsh në reagimin e LSDM-së./TV21

Advertisement

Read Previous

Shkup/ Rrihen mes veti administratoret në ndërmarrje shtetërore

Read Next

FOKUS: Ja kush e ka bindur Zaevin ta mendonte edhe një herë dorëheqjen