Partia maqedonase në pushtet LSDM, ju është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.
Nga LSDM thonë se e gjithë Evropa është goditur nga epidemia, kurse vetëm Mickoski sipas tyre gëzohet.
“Në një kohë kur vala e vjeshtës e pandemisë së coronavirusit po trondit të gjithë Evropën, dhe të gjitha përpjekjet kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, vetëm humbësi Hristijan Mickoski gëzohet dhe përpiqet të fitojë pikë të lira politike për të ruajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë”.
“Ndërsa pretendon të jetë i shqetësuar për situatën e coronavirusit, Mickoski po ngacmon anëtarësinë e tij me të ashtuquajturat protesta, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM thonë se Mickoski në vend të protestave, duhet ta mbajë premtimin parazgjedhor dhe të jep dorëheqje pasi i humbi zgjedhjet.
+ There are no comments
Add yours