Lista e Vjosës humb dy mandate, zëvendësohet me dy deputetë të VV-së

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit ka mbetur me pesë deputetë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, pasi Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë bërë ministra në qeverinë e re. 12 deputetët që u bënë ministra do të zëvendësohen nga deputetët e tjerë të cilët do të jenë të gjithë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse Vjosa Osmani arrin të bëhet presidente, atëherë lista e saj në Kuvend do të mbetet me katër deputetë pas i ajo do të zëvendësohet nga një deputete grua e Vetëvendosjes.Ndërkaq, Eugen Cakolli nga KDI ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend duke zëvendësuar anëtarët e kabinetit Qeveritar.
Cakolli në Facebook ka shkruar se me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.
“Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta. Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, ka thënë i njejti.
Cakolli ka shkruar edhe emrat e ministrave dhe deputetëve që do të zëvendësohen në Kuvend./Metro/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like