Limaj: Kurti po sillet si nëpër dasma, prej qyteti në qytet, prej fshati në fshat

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth fushatave që po zhvillojnë partitë politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka folur edhe për fushatën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, për të cilin ka thënë se po sillet si nëpër dasma.

“Njëri aty po del e po shëtitet si në kanagjegj, dasma. Prej qyteti në qytet, prej fshati në fshat. Më herët kështu e kemi pasur traditë, kur ka pasur ndonjë gëzim, kangjegj, dasmë apo syneti, i kemi marrë tupanat dhe kemi dalë nëpër mahalla e lagje, të tregojmë se ne po vijmë, kemi gëzim..”, ka thënë Limaj.

Advertisement

Ai ka deklaruar se nuk beson që VV-ja mund të krijojë institucionet e vetme dhe pa koalicion.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like