Tuesday, April 23 2024

Rama bie dakord me Pfizer: Vaksinimi nis në janar, i papranueshëm diferencimi i BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar dakordësimin e qeverisë shqiptare për tekstin e  marrëveshjes së Pfizer për sigurimin e vaksinës anticovid.

Sipas Ramës, vaksinimi i popullit shqiptar për Covid-19 nis në janar.

Rama ka dënuar gjithashtu edhe diferencimin e BE ndaj Ballkanit në lidhje me këtë çështje.

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

Advertisement

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shkruan Rama në Twitter.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

Nga marsi i këtij viti sërish pagesa e faturave përmes Postës kombëtare

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Maqedoni