“Ligji ri”/ Osmani: Kush dyshohet për krim, do të pezullohet nga detyra

Estimated read time 2 min read

Në Qeveri u shqyrtua propozim ligji për masa restriktive. Siç njoftoi ministri I Jashtëm si propozues I këtij ligji, Bujar Osmani, me këto ndryshime, kur Qeveria do të dëshirojë të sjellë masa restriktive, do t’I ketë parasysh aktet ligjore të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar. Me ndryshimet në ligj, në momentin që do të ketë dyshime për keqpërdorime apo krim të organizuar nga bartësit e funksioneve publike, me vendim të gjykatës, ata do të pezullohen nga detyra.

“Kryesorja në këto ndryshime është inicimi I procedures ligjore deri te prokuroria, dhe pastaj prokuroria në bazë të ligjit detyrohet që të nisë procedure. Nëse do të ketë fakte të mjaftueshme, do të bëjnë edhe padinë. Nëse gjykata e pranon atë padi, gjykata në bazë të ligjit do të duhet t’I përgjigjet kërkesës së prokurorit për dy instrumente të reja të cilat I instalojmë në këtë ligj. Nën një është pezullimi I detyrës publike, bartësve të funksioneve publike, të cilët janë pjesë e këtij mekanizmi dhe nëse janë subjekte juridike atëherë u pamundësohet të jenë pjesë e prokurimeve publike.”- deklaroi Bujar Osmani – Ministër I Jashtëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like