ASH propozon shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Estimated read time 1 min read

Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media ka njoftuar se komisioni kadrovik i kësja partie ka propozuar shkarkimin e dy ministrave, të Administratës dhe Shëndetësisë, raporton SHENJA.

“Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like