Pakoja e pestë e masave ekonomike antikrizë të sillet në janar dhe të përmbajë masa për mbajtje të likuiditetit, për lehtësim tatimor dhe anulim të obligimeve tatimore, si dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve, kërkon Lidhja e Odave Ekonomike
Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se propozimin që pakoja e pestë e masave ekonomike të jepet në janar do ta dorëzojnë në Qeveri, me të vetmin qëllim që të sigurojë parashikueshmëri dhe siguri e cila është e rëndësishme për planifikimin e aktiviteteve të subjekteve ekonomike në periudhën e ardhshme.
LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE
Subjektet afariste në vend, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ende janë në situatë jashtëzakonisht të rëndë, disa janë ende me restriksione në kryerjen e veprimtarisë, por edhe ato të cilët mund të punojnë përballen me konsum të zvogëluar, dërgesa dhe plasmane të anuluara. Ndihma financiare drejtpërdrejtë e targetuar në muajt në vijim është e domosdoshme për mbijetesë dhe mbulimin e shpenzimeve themelore mujore. Është e nevojshme t’u mundësohet edhe atyre të cilëve u nevojitet anulimi i domosdoshëm ose riprogramim i kredive, akontacione për tatime dhe ngarkesat tjera financiare, minimum deri në fund të vitit.
Advertisement
Nga Lidhja e Odave thonë se masat ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe zvogëlim të pasojave të dëmshme nga kriza duhet të kenë vazhdimësi, sepse vetëm në këtë mënyrë shmanget humbja e vendeve të punës. Ndërprerjet mund të sjellin deri te zvogëlimi i efekteve të arritura dhe deri te ngadalësimi i daljes nga kriza. Nga Lidhja e Odave, shtojnë se nuk është mirë, që mjetet për nxitje të konsumit të përfundojnë te subjektet e paregjistruara të cilat nuk kontribuojnë në buxhetin shtetëror. /KlanMacedonia