Partisë Demokratike të Kosovës i është shtuar edhe një anëtar i ri i cili vjen nga fusha akademike
Ai është profesori universitar Arben Fetoshi.
Prezantimi i tij është bërë nga kandidati për kryeministër dhe njëherësh kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.
Hoxhaj tha se ardhja e Fetoshit në PDK tregon se nuk është parti e thjeshtë politike por projekt kombëtar.
“Ardhja e Arbenit nuk është ardhje teknike por besim për PDK-në”.
Kreu në detyrë i PDK-së theksoi se Kosova është në krizë por mund të nxirret nga kriza vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq Arben Fetoshi ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Partisë Demokratike ishte i vështirë, por sipas tij, i drejtë.
Ai tutje ka shtuar se i ka qëllimet e njëjta ashtu siç i ka edhe PDK-ja.