Lideri liberal sërb shtrohet me urgjenc në spital

Kreu i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic u shtrua sot në spital, transmeton Blic.rs. Sipas këtij mediumi serb, lideri i moderuar serb Jovanoviç ishte shtruar në spital për shkak të pneumonisë. Nuk bëhet e ditur për seriozitetin e gjendjes së tij si dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me pasoja të Covid-19 të cilin e kaloi verën e shkuar, apo probleme të tjera shëndetësore.

Verën e shkuar Jovanoviç ishte në një klinikë të sëmundjeve infektive në Beograd, respektivisht në korrik të vitit të kaluar për shkak të një infeksioni covid-19 nga i cili u shërua me sukses, Ai kishte një pneumoni të rëndë.

Advertisement

– Jam i rraskapitur, gjatë fundjavës kemi ndaluar përhapjen e pneumonisë, oksigjeni më shpëtoi dhe më duhet akoma për të pushuar mushkëritë që po luftojnë me virusin. “Ne po ulim ngadalë temperaturën dhe ulim presionin e gjakut,” tha Jovanoviç në Twitter pasi u pranua në spital në korrik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like