LEN hap shtabin e përbashkët

Estimated read time 2 min read

Sot në hapjen e zyrave të përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim në Shkup, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se nga sot LEN përbëhet nga katër parti politike.

Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqëesuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, Bekim Qoku, i cili tha se ata do të jetën shtylla e katërt e LEN-it.

“Unë sot jam këtu për të iniciuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi mes tjerash Qoku.

Advertisement

Nga LEN theksuan se kjo zyrë do të jetë e hapur për çdo qytetarë dhe si i tillë do të shërbej si pikë e organizimit të aktiviteteve të Lidhjes Europiane për Ndryshim. (INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like