Lajmi për vdekjen e aktorit Mirush Kabashi nuk është i vërtetë

Disa media kosovare raportuan se sot ka vdekur në moshën 73-vjeçare aktori i njohur, Mirush Kabashi.

Por ky lajm është një keqkuptim, dhe aktori gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetarja nga Shqipëria, Edona Haklaj, thotë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ajo ka biseduar me aktorin Mirush Kabashi dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore./Reporteri

Postimi i saj:

Pak minuta më parë, në rrjete sociale por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë.

Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.

Advertisement

Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë.

Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet.

Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like