Lajmi i fundit nga numërimi i votave me kusht, Vetëvendosje merr mbi 51%

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani, nga 16,321 vota të numëruara me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, ka marrë 8,461 vota ose 51.8 për qind të tyre.

Një gjë të tillë e ka thënë zëdhënës i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Vetëvendosja, me numër të votave me kusht, pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,776 vota, teksa LDK’ja ka marrë 1,769 vota

Advertisement

Ndërkaq, AAK ka 1,445 të votave me kusht. Nisma Socialdemokrate, deri më tani ka 400 vota.

Nga KQZ’ja kanë bërë me dije se hanë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like