LAJM I HIDHUR: Ndërron jetë ish komandanti i njohur i UÇK-së, Gani Imeri

Estimated read time 2 min read

Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Shalës së Bajgorës, Gani Imeri, ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Online Veriuinfo.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Ai ishte një nga komandantët e dalluar të UÇK-së, ku së bashku me familjen e tij dhanë kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

Pas luftës Gani Imeri së bashku me familjen ndërtuarn njërën nga kompanitë më të suksesshme “Ariani Company” ku edhe punësuan shumë persona.

Vëllezërit Imeri nga Dumnica e Vushtrrisë njihen edhe për aktivitetin e tyre human, duke ndihmuar shumë familje në nevojë.

Imeri do të kujtohet si një atdhetar i madh e mbi të gjithë një njeri me virtyte të larta humane.

Postimi i familjarëve:

TË ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TË KTHEHEMI!
Komandant Gani Imeri, heroi ynë na la!

NJOFTIM
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta babi, bashkëshorti, vëllau ynë, veterani dhe invalidi i luftës së lavdishme të UÇK-së, GANI (SHAHIN) IMERI.
Babi nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm.
Ti përveq që ishe lider i gjithë familjes tonë, ishe themelues i UÇK, njeri që veprove për fshatin,qytetin e kombin tënd në çdo hapë që e bëre. Historia do flet për ty çdo herë.
Ne sot mërzitemi por më e madhe se mërzia është krenaria për ty, dhe veprat tua që i le pas.
Jetofshim me kujtimet më të mira për ty.

Advertisement

Të pikëlluar,
Mbarë familja e madhe Imeri, qyteti i Vushtrrisë ku jetove, dhe shteti i Kosovës për të cilin luftove.

(Për kohen e varrimit dhe ceremonitë tjera ju njoftojmë me kohë)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like