Laboratori i ri në UT: Bujqit nuk do të shkojnë deri në Shkup për analiza, do ta kenë në Tetovë

Estimated read time 2 min read
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha dhe prorektori Shefik Shehu, kanë përuar Laboratorin për siguri në ushqim, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Tetovës. Ky projekt paraqet një investim prej 200 mijë euro, i cili është në kuadër të projektit gjeneraë për katër universitetet shtetërore në vlerë të përgjithshme 600 mijë euro.
“Deri më tani, fermerët nga rajoni i Pollogut duhej të sillnin mostrat e tyre për analiza laboratorike në Shkup, tani të njëjtën ata do ta bëjnë në këtë laborator. Së shpejti laboratori i Tetovës do të duhet të kalojë një proces akreditimi, ku do të ofrohen metoda të standardizuara të analizës, në përputhje me standardin e menaxhimit të cilësisë” ka thënë ministri Hoxha.
Nga ana tjetër prorektori i Universitetit të Tetovës, Shefik Shehu falenderoi ministrin për ndërtimin e kapaciteteve të reja hulumtuese.

Në mars të këtij viti, për herë të parë, pas disa dekadave, nënshkruam memorandum bashkëpunimi me katër universitete, përfshirë këtu edhe Universitetin e Tetovës, me vlerë prej 600,000 eurosh, fonde këto të siguruara nga Programi për Zhvillim Rural për vitin 2021. Konkretisht, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit nga Universiteti i Tetovës, mori mbështetje financiare në vlerë prej rreth 200,000 eurosh, mbështetje kjo që mundësoi pajisjen e laboratorit ekzistues të UT-së, qëllimi i të cilit është rritja e kapacitetit laboratorik për kontrollin e ushqimit. Me këtë prokurim janë blerë instrumente të reja për zbulimin automatik të bakterieve patogjene në mostrat e ushqimit dhe në sipërfaqe, është blerë edhe numërues i qelizave somatike në mostrat e qumështit të papërpunuar, janë blerë aparate për përcaktimin sasior dhe cilësor të mikotoksinave, si dhe pajisje demonstruese për studentët e bujqësisë. Universiteti i Tetovës ishte i pari që përfundoi prokurimin e pajisjeve të reja, dhe së shpejti edhe universitetet tjera do t’i realizojnë marrëveshjet.
Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like