Labinot Tahiri dhuron nga 2 mijë euro për fondet e çlirimtarëve

Labi ka njoftuar se po dhuron nga 2 mijë euro për ish-krerët e UÇK-së që momentalisht gjenden në Hagë.

Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar për shumën që po e dhuron për çlirimtarët, shkruan lajmi.net.

Në postimin e tij, Labi thotë se meqenëse zgjedhjet janë kryer, duhet të kthehemi tek realiteti, i cili ka të bëjë me njerëzit që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.

Ai thotë se duhet të kontribuojmë për vlerat e luftës, ndërsa thekson se të hënën do t’i deponojnë në fondin e tyre nga 2 mijë euro.

Advertisement

Labi shton se atje i ka dërguar Serbia e jo shqiptari, andaj paratë do të dhurohen për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin /Lajmi.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like