La Verita: Filipçe ka tentuar të blejë vaksinat kineze përmes një firme inekzistente

Gazeta italiane “La Verita” pohon se arsyeja e kthimit të avansit për vaksinat nga “Sinofarm” nga Kina, është përshkak se shitblerja është tentuar të bëhet përmes një kompanie “fantom” me seli në Hong Kong, transmeton Zhurnal.

Siç shkruan “La Verita”, ata posedojnë dy letra të shkruara nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, të cilat sipas tyre, e para dëshmon se ka dërguar kërkesë deri tek “Sinofarm” madje më 25 dhjetor të vitit të kaluar. Në letrën e dytë të 25 janarit, ministri shkruan se e ka liruar Kinën nga çfarëdo përgjegjësie të mundshme nga efektet negative nga vaksinimi. Kjo sipas gazetës, e konfirmon presionin mbi Qeverinë për finalizimin e marrëveshjes.

Zaev më vonë i është drejtuar Pekingut, por në fund të shkurtit, Pekingu i’a ka kthyer avansin Maqedonisë. Arsyeja për këtë është furnizimi që është dashur të zhvillohet përmes firmës fantom me seli në Hong Kong, e cila është shënuar gjithashtu në letrat zyrtare të ministrit. Fakti që kompani private, e cila sipas analizave të para nuk ka themele të forta, por ka mjaftë mjete të deponuara në Deutche Bank-ën gjermane, ka qenë e kyçur nga ana e Qeverisë maqedonase në ndërmjetësim, në Peking kjo ka hapur dyshime se ndoshta është tentim për mashtrim, dhe ka ardhur deri tek anulimi i procedurës.

Advertisement

“Kina që nga fillimi i pandemisë mbahet në principin e menaxhimit direkt me ndihmë të provizioneve me qeveritë. Edhe njëherë, përpjekja potenciale për korrupsion e kryer nga rrjeti i Zaev, madje në llogari të shëndetit të qytetarëve, këtë herë u përball me regjimin komunistik kinez”, shkruan La Verita.

Kryeministri Zaev në intervistën e djeshme për Sitel, tha se Qeveria ka tentuar të blejë vaksina kineze përmes kanaleve të ndryshme, se janë bërë përpjekje edhe për blerje të vaksinave edhe përmes kompanisë partnere të Sinohodro, Power China, kompani e cila ka marë pjesë në tenderin për hidrocentrale Çebren dhe Galishte.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like