Ky është shqiptari që humbi jetën në aksident në Itali

Estimated read time 1 min read

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali.

Mediat italianë raportojnë se Erion Bali, banues në Kremones, ka humbur jetën në një aksidenti të ndodhur në rrethrrotullimin e San Felice.

Bali po udhëtonte përgjatë rrugës Mantova me një automjet Volkswagen Polo e tij dhe ishte nisur për në shtëpi, ku e prisnin gruaja dhe tre fëmijët e tyre, njëri i lindur së fundmi.

Advertisement

Bali ishte pronari i një taverne në rrugën Francesco Soldi, ku një natë më parë familja dhe klientët ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri.

Në momentin e aksidentit ai po kthehej në shtëpi pasi kishte pastruar vendin para se të rihapte pas pushimeve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like