E la dyert pa mbyllur – tetovarit ia vjedhin BMW-në – Ja detajet!

Estimated read time 1 min read

Një 39-vjeçar nga Tetova thotë se ia kanë marrë veturën BMW, që djali i tij i mitur e kishte parkuar dhe e kishte lënë të hapur pranë një gomisterie, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Tridhjetë e nëntë vjeçari A.K. nga fshati Kopaçindoll i Tetovës dje (2 janar) në ora 15:00 e 10 minuta në SPB-Tetovë ka raportuar se automjeti i tij “BMW” me targa të Tetovës, të cilin djali i tij i mitur e kishte parkuar më parë të hapur në rrugën rajonale Tetovë-Grupçin, iu mor pranë një gomisterie. Po merren masa për gjetjen e automjetit të marrë”, thonë nga SPB-Tetovë./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like