Breaking News :

nothing found
01-04-2023

Kuvendi i Maqedonisë e miratoi rishikimin e buxhetit, 470 milionë euro për masat anti-krizë

Advertisement

Rishikimi i buxhetit kaloi procedurën parlamentare dhe hapi rrugën për zbatimin e masave nga pakoja e katërt ekonomike. Për rishikimin e buxhetit 55 deputetë votuan “pro”, 25 “të përmbajtur”, ndërsa “kundër” nuk kishte.

Një pjesë e këtyre masave mund menjëherë të realizohen, ndërsa për një pjesë të tyre edhe përkundër miratimit të rishikimit të buxhetit nevojiten edhe ndryshime ligjore me të cilat janë të rregulluara, të cilat gjithashtu janë në procedurë kuvendore.

Gjatë debatit për rishikimin e buxhetit, opozita vlerësoi se pushteti nuk menaxhon mirë me krizën shëndetësore, ndërsa për shumicën parlamentare rishikimi i buxhetit është i patjetërsueshëm që sa më shpejtë t’u ndihmohet kompanive dhe qytetarëve.

Nga rishikimi i buxhetit, 470 milionë euro pritet të jepen për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Advertisement

Read Previous

Zaev: Ora policore nuk jep rezultate, të mos dilet jashtë pas orës 21:00

Read Next

Lazio rrezikon përjashtimin nga kampionati, kjo është arsyeja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *