Breaking News :

nothing found
30-03-2023

Kurz: Do të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor me vaksinën

Advertisement

Do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen në Austri, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz pas një takimi online me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Ne gjithashtu mund të ndihmojmë edhe vendet e tjera, të tilla si ato të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kurz në një shënim në Twitter.

“Faleminderit presidentja Von der Leyen për punën e shkëlqyer në prokurimin e vaksinave kundër Covid-19 për Bashkimin Europian”, shtoi ai.

“Si rezultat, ne kemi portofolin më të madh të vaksinave në të gjithë botën dhe rreziku u shpërnda përmes kontratave me tashmë gjashtë prodhues’’, tha Kurz në Twitter.

Advertisement

Read Previous

Kontesti me Bullgarinë, VMRO-ja proteston në disa qytete

Read Next

Për cilat klube lejohen tifozët në Angli