Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar për su*lmin që iu bë sot gazetarit të njohur, Visar Duriqi.
Kurti ka shkruar se rra&hja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre është fenomen negative që populli i Kosovës nuk i duron.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë gazetarit, Visar Duriqi.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rr*ahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rra*hja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duro.

Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like