Kurti – Osmani, Dalja bashkë në zgjedhje problematizohet

Meqënëse dje në ora 18 ka skaduar afati i paraqitjes së koalicioneve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, dalja e përbashkët në mes krahut të dalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lëvizjes Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurti është vënë në pikpyetje. Kurti dhe Osmani nuk kanë paraqitur koalicion të përbashkët në KQZ kështuqë bashkëveprimi në zgjedhje tashmë bëhet mjaft i vështirë, raporton NMK-Post. Edhe përkundër raportimeve të ndryshme në media, as nga Lëvizja Vetëvendosja e as nga përkrahësit e Osmanit nuk janë pronocuar për situatën e re të krijuar.

Mediat kosovare dje kanë raportuar se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit ushtruese e detyrës President nuk ka pranuar që të konkuroj në zgjedhje nën siglën e Vetëvendosjes dhe ka kërkuar që koalicioni të ketë emër tjetër. Një gjë e tillë nuk është pranuar nga Kurti i cili ka insistuar që grupi i Osmanit të hyj në listë e Vetëvendosjes dhe në këtë mënyrë të shkojet në zgjedhje.
Në këtë situatë e vetmja mënyrë për të dalur bashkarisht në zgjedhje është varianti i sipërpërmendur, sipas të cilit Vetëvendosja në listën e saj do ti ofronte Osmanit dhe përkrahësve të saj një numër të caktuar të kandidatëve. Megjithatë një gjë e tillë raportohet të jetë e papranueshme për Osmanin dhe përkrahësit e saj dhe sipas të gjitha gjasave ajo dhe iniciativa e saj do të dal me listë të veçantë në zgjedhje.

Advertisement

Koalicion nuk kanë paraqitur as partitë e tjera më të mëdha në Kosovë, ndërsa në afatin e paraparë me ligj, në KQZ koalicion kanë paraqitur vetëm dy parti të pakicave.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like