Kurti: Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt

Gjatë së mërkurës, një numër i konsiderueshëm i përkrahësve të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit, duke kundërshtuar zgjedhjen e Joe Bidenit si president të SHBA-së.

Reagime të shumëta pati nga gjithë bota, si nga të parët e shteteve ashtu edhe nga qytetarët që mbetën të befasuar për ngjarjet e djeshme atje.

Thirrje për paqe në këtë vend, ka bërë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në “Twitter”, Kurti ka kërkuar që ndërrimi i presidentit në SHBA të bëhet në mënyrë paqësore. Sipas tij, nëse në Shtetet e Bashkuara kërcënohet demokracia, atëherë bota “nuk është e sigurt”.

Advertisement

Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt.

Populli i Kosovës ka ndjekur me shqetësim të madh skenat shqetësuese në #KapitolHill & ne bëjmë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, jo dhunën nga ekstremistët e djathtë”, shkruan Kurti në Twitter./Zëri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like