Breaking News :

nothing found
12-08-2022

COVAX në fund të janarit nis shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19

Advertisement

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.

Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta.

“Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë”, tha ajo.

“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”, tha O’Brien.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.

Një punonjës i IKSHPK-së. Foto nga arkivi.
LEXONI EDHE KËTË:
Nga shkurti, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen kundër koronavirusit brenda ditës
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se kanë siguruar edhe 535 mijë doza të vaksinës të prodhuara nga kompania, Pfizer si dhe 600 mijë doza të tjera nga Austria.

Vaksinat e para në Kosovë është thënë se do të arrijnë në muajin shkurt dhe sipas një strategjie të prezantuar nga qeveria, Kosova mëton që të vaksinojë kundër koronavirusit, rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës.

 

Advertisement

Read Previous

Bleona Qereti bën vaksinën kundër Covid-19: Është koha për ta mundur virusin një herë e mirë

Read Next

Kurti: Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt