• 12-05-2021

Kurti konfirmon pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që mbahet në korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në të dy vendet.Aty pritet që të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim fizibiliteti për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.
“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në kumtesë.

Read Previous

E Majta: Kushtet për shtetësi duhet shtrënguar

Read Next

Filipçe: Personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi

%d bloggers like this: