Kurti: Eshtrat që janë zhvarrosur në Kizhevak janë viktima të luftës, të rifillojnë gërmimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se institucionet kanë pranuar informata se mostrat e eshtrave që janë zhvarrosur në varrezat masive në Kizhevak i përkasin viktimave të luftës në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kurti ka thënë se deri më tani ka dy identifikime të reja, për të cilat thotë se janë në komunikim me familjet e personave.
Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se presin që edhe viktima tjera të gjenden në Kizhevak.

“Varreza masive në Kizhevak të Serbisë ndërlidhet me varrezën masive në Rudnicë dhe ne presim që edhe personat e tjerë, viktimat nga masakra e Rrezallës e që janë në listën e personave të pagjetur, të gjenden në Kizhevak. Megjithatë kjo do të dihet pasi të përfundojnë gërmimet dhe zhvarrimet në këtë lokacion, si dhe të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore. Andaj, është shumë me rëndësi që gërmimet të rifillojnë në këtë lokacion, dhe në lokacionet e tjera të mundshme të varrezave masive. Ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë punën tonë duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional familjeve te tyre dhe të punojmë për vendosjen e drejtësisë”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like