Kurti do të niset drejt Kroacisë, do të vizitojë të lënduarit në spital

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë drejt Kroacisë pas aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarët, ku humbën jetën nëntë prej tyre së bashku me njërin prej shoferëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, thuhet në njoftim. Ndryshe, tashmë shoferi i mbijetuar ka pranuar para një zëvendësprokurori se para aksidentit tragjik në një moment e kishte zënë gjumi. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like