Ku ka më shumë dhe ku më pak raste aktive në Maqedoni? Ja qytetet!

Në seancën e djeshme, qeveria vendosi të zgjasë shtetrrethimin që hyri në fuqi në 10 Mars dhe do të vazhdojë deri më 6 Prill. Tani, kufizimi i lëvizjes është nga 22:00 në 05:00. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se nëse situata përkeqësohet, do të miratohen masa më rigoroze, shkruan Nmk-post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë raste aktive me kovid ka në kët 19 janë qytete:
Shkup 53370, aktive 7604
Prilep 6529, aktive 940
Kumanovë 6271, aktive 547
Tetovë 6003, aktive 452
Kavadarci 4116, aktive 616
Ohri 3811, aktive 559
Qytetet me rastet më pak aktive janë “Makedonska Kamenica” ku janë regjistruar 3 persona aktivë, dhe në Dojran 9 persona aktivë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 119,828, numri i pacientëve të rikuperuar është 101,474, numri i vdekjeve është 3,503 dhe numri i rasteve aktive është 14,851./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like