Ku është Sela pas zgjedhjeve? Taravari: Po pushon

Estimated read time 1 min read

Asnjë paraqitje për media nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela që kur janë mbyllur kutitë e votimit në Maqedoninë e Veriut. I pyetur për këtë, sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari në ClickPlus tha se Sela po pushon.

“Zotëri Sela ishte këtu të premten. Ai pushon pas zgjedhjeve pasi ishin të lodhshme”, tha Taravari. Premtoi se këto ditë do të kenë paraqitje bashkë me liderin e partisë së koalicionit, Alternativa, Afrim Gashin pasi t’i shqyrtojnë rezultatet.

Advertisement

“Do të kenë paraqitje, do të koordinohen dhe do të kenë paraqitje bashkë me zotëri Gashi”, tha Taravari.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like