• 05-08-2021

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos shërohet nga Covidi

Mediat në Greqi raportojnë se kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos do të dalë nga spitali.

Pas 12 ditësh shtrim në një spital në Athinë, Janullatos do të kthehet në shtëpi, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

“Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios do të dalë nga spitali sot, pasi ishte shtruar në spital për dymbëdhjetë ditë. Kryepeshkopi Anastasios pas shërimit të tij, do të qëndrojë në shtëpi në karantinë duke ndjekur të gjitha udhëzimet e përshkruara ”, thuhet në njoftim.

 

Read Previous

OBRM-PDUKM: Filipçe dhe Zaev janë drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e mbi 1.500 njerëzve

Read Next

Në Gjykatën Penale vazhdon sot gjykimi për organizatorët e “27 Prillit”

%d bloggers like this: