Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video emocionuese në “Facebook”, ku flitet për një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria ka emër”, nis postimi i Ramës, i ndjekur nga flamuri shqiptar, si dhe ai i Kosovës.
Kryeministri shqiptar Rama, përmes këtij statusi, ka ndërlidhur përballjen e disa ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK-ja përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike… Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar Rama.
Ai ka ftuar që të shikohet dhe të shpërndahet kjo histori, e cila simbolizon luftën e pastër të UÇK-së. /Zëri