Kroacia demanton raportimet se ka ofruar garanci për lirimin e Hashim Thaçit

Deputetja shqiptare e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj ka mohuar raportimet se shteti kroat është i gatshëm të ofrojë garanci për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së.Ajo në një deklaratë për gazetën kroate jutarnji.hr ka thënë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë çështje. Ajo, madje tha se edhe deklarata e saj e dhënë dje është shtrembëruar.“Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar ose konfirmim se Kroacia mund të ofrojë garanci për lirimin e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Unë kurrë nuk kam thënë që autoritetet kroate po punonin në këtë drejtim, por që nuk kishte asnjë informacion zyrtar në lidhje me të. Mediat serbe qëllimisht ose pa dashje më keqinterpretuan”, tha deputetja Ermina Lekaj Përlaskaj.Ish komandanti i UÇK-së në zonën e Koshares, Hysen Berisha dy ditë më parë tha se shteti korat është i gatshëm të ofrojë garanci për lirimin e krerëve të UÇK-së.Deputetja në Kuvendin kroat Emina Lekaj Prlaskaj, ka thënë se nuk e di se nga e ka marrë Berisha këtë informacion.

Advertisement

“Unë me të vërtetë nuk e di se nga e mori zotëri Berisha këtë informacion. Hashim Thaçi nuk është shtetas i Kroacisë dhe si avokate nuk kam aspak njohuri për modelin ligjor sipas të cilit Kroacia mund të lëshojë garanci për një person që nuk është shtetas i saj”, tha Lekaj Prljaskaj.Për Jutarnji.hr është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë nga ku kanë thënë se s’ka asnjë informatë për këtë çështje që ka qenë temë së fundmi./Gazeta Blic

Advertisement
Advertisement

You May Also Like