Kovaçevski për hartën e Shqipërisë së madhe në Sopot: 145 vjet me vonesë

Estimated read time 1 min read

Muzeu i luftëtarëve të UÇK-së, i hapur në Sopot, është në pronë private dhe harta e Shqipërisë së Madhe e vendosur brenda është 145 vjet me vonesë, kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit.

“Nëse e kam llogaritur saktë, vendosja e një harte të tillë është 145 vjet me vonesë…Bëhet fjalë për pronë private…Besoj se kjo që kemi sot si shoqëri nuk i bën aspak të rëndësishme hartat e tilla. Pas vitit 2001 dhe pas anëtarësimit në NATO, në vendin tonë kemi harta të tjera që janë relevante. Është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe harta që shpresoj se do ta kemi të gjithë ne nga Ballkani Perëndimor, është harta e Evropës së bashkuar”, tha Kovaçevski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours