Kovaçevski: ‘Nuk duam të jemi grup me Kosovën dhe Bosnjen për integrimin në BE’!

Estimated read time 1 min read

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur se RMV është shumë më para në rrugën drejt BE-së se Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Kjo deklaratë vjen, dy ditë pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, ku Kovaçevski ishte i pranishëm, ndërsa shtoi se nuk mund të lejohet që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria dhe Mali i Zi në rrugën drejt BE-së.

“Ne nuk duam të jemi në një grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Shumë respekt për ato vende, por ne jemi shumë para tyre”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se për shkak të mosmarrjes së vendimeve, është ndarë njëherë nga Kroacia dhe nuk mund ta lejojë që kjo gjë të ndodhë sërish.

Advertisement

“Një herë u ndamë nga Kroacia, të njëjtët që nuk i merrnin vendimet atëherë dhe tani janë kundër vendimeve për integrimin evropian. Sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, e cila ka futur euron dhe është pjesë e Shengenit, por ne nuk jemi”, tha Kovaçevski.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours