Kosovë: Të hënën nuk mbahet mësim, orët e humbura do të zëvendësohen

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet mësim në të gjitha shkollat e vendit. Kjo pasi gjatë së dielës objektet shkollore do të shfrytëzohen si vendvotime për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mos mbajtjen e mësimit MASH e vlerëson si hap të nevojshëm për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19. Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e MASH.
MASH u ka kërkuar përgjegjësve që shkollat të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit me 16 shkurt.
Po ashtu MASH ka bërë të ditur se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like