Kongresi zyrtarizon Joe Biden president të 46-të të SHBA-ve

Kongresi sapo ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden mbi Presidentin Trump. Numërimi i tre votave elektorale të Vermont vendosi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris mbi pragun 270 të nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur poshtë votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Çertifikimi vjen pasi protestuesit e Pro-Trump sulmuan kapitolin e SHBA, të  Mërkurën. Seanca e përbashkët të Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u ndal për disa orë kur protestuesit sulmuan Kapitolin. Procedimet rifilluan rreth orës 20:00 me zv presidentin Mike Pence, duke e sjellë përsëri në rregullin e ditës seancën e Senatit.

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like