Takoi kryetarët e degëve pa kryetarin e partisë – Sela takon sot Taravarin!

Estimated read time 2 min read

Mbrëmë Ziadin Sela mblodhi degët e ASH-së dhe prej tyre mori përkrahjen qe t’i kërkohet llogari kryetarit te partisë Arben Taravari!

“S’është anashkalim (mosprania e Taravarit), por s’po dimë se çka po ndodh! Unë vet s’e kam Selen”, tha një nga kryetaret e degëve te ASH-se, që nuk deshi t’i përmendet emri, por që ka qenë mbrëmë me kryetarin e Kuvendit qendror Ziadin Sela. “Edhe ai (v.j. Arben Taravari) po shkon vet në takime në Prishtinë, Shkup e ku jo tjetër, qe s’e dimë as na, as ju (v.j. media)!”, tha burimi tjetër nga takimi që u zhvillua të enjten mbrëma.

TV21 nga burime brenda Aleancës për Shqiptarët mëson se sonte ne takim Taravari-Sela pritet mësohet oferta pas takimit Taravari-LEN-Kurti, takim ky për të cilin vetë Sela për TV21 konfirmoi se nuk ka qenë i njoftuar nga Taravari.

Takimi Taravari-Sela i paraprin zhvillimeve të fundit në parti, respektivisht takimit të mbrëmjes së djeshme të Selës me kryetarët e degëve të partisë, ku përmes një fotografie, siç sqaron burimi, u tentua të tregohet se këto degë te ASH-se janë në krah të Ziadin Selës.

Burimi thotë se Taravari sonte duhet të tregojë se çfarë oferte mori në takimin me Kurtin e LEN-in në Prishtinë, dhe prej kujt, ndërsa ofertën Sela duhet ta dërgojë në kryesi të partisë, pas çka pritet të thirret edhe Kuvendi Qendror për vendimin final të partisë, që sipas burimeve tona nuk pritet të mbahet këtë javë.

Advertisement

“S’jemi parti Facebook-u, që gjitha gjërat prej aty t’i marrim vesh. Në Marrëveshjen për koalicion me BDI-në këtë mandat, e përcaktuam edhe koalicion parazgjedhor, e s’po i dalim zot fjalës sonë. E nxjerrim në Kuvend, dhe ta shohim se cila ofertë fiton. U mblodhëm dhe i dhamë përkrahjen kryetarit të Kuvendit, Ziadin Selës, Pse s’ishte aty Taravari, ne nuk e pyetëm Selën, por e kuptuam”, thotë kryetari i një dege të ASH-së, i pranishëm në takimin me Selën, e që nuk deshi t’i përmendet emri.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like