Kompania pati rritje rekord, pronari i jep punonjësve pagë bonus

Estimated read time 1 min read

Njeriu më i pasur i Danimarkës, Anders Holch Povlsen do t’u japë punonjësve të tij një muaj pagë si bonus pasi fitimet në kompaninë e tij të veshjeve patën një rritje rekord.
Bestseller A/S, me markat përfshirë Jack & Jones dhe Vero Moda, do t’i paguajë stafit të tij prej 17.000 punonjësish një total prej 46.6 milionë dollarë, sipas një deklarate.

Kompania raportoi të ardhura neto prej 3.61 miliardë dollarë për 12 muajt deri në korrik. Kjo është pothuajse nëntë herë më shumë se në vitin e kaluar fiskal kur pandemia mbylli shumë dyqane të saj.
Povlsen ka një pasuri neto prej 10.9 miliardë dollarë, duke e renditur atë Nr.1 në Danimarkë dhe Nr.206 në nivel global./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like