Komisioni vendosi – S’ka karantinë gjatë vikendit në Maqedoni!

Komisioni për Sëmundjet Infektive ka pasur sot një takim në të cilin nuk i ka propozuar Qeverisë masa të reja. Kjo do të thotë se nuk do të ketë masa të reja shtesë, dmth nuk do të ketë karantinë të fundjavës.

Masa e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00, e cila do të zgjasë deri më 6 Prill, mbetet në fuqi.

Advertisement

Komisioni për Sëmundjet Infektive e mori këtë vendim pas vëzhgimeve të të sapo infektuarve në ditët e fundit. Megjithëse numrat po rriten, Komisioni ka vendosur të mos marrë ndonjë masë shtesë.

Komisioni ka të ngjarë të takohet përsëri të hënën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like