Koalicioni AAK – NISMA, ja dokumenti i plotë i marrëveshjes

Estimated read time 2 min read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate prite qe sot ta zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Gazeta10 ka siguruar dokumentin e marrëveshjes, ku dy partitë politike janë dakorudar që t’i bashkojnë forcat dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të shkojnë me një listë të përbashkët, raporton gazeta10.

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë Rreshtin (Frotin) e përbashkët për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme të interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”, thuhet në marrëveshjen e këtyre dy partive politike.

Advertisement

Në dokument thuhet se AAK dhe Nisma Social Demokrate, garojnë në një Listë të Përbashkët dhe marrin përsipër që të harmonizojnë platformën politike dhe Programin për zgjedhjet e përgjithshme, kurdo që të mbahen ato.

“Objektivat politike dhe aspektet teknike të këtij koalicioni, specifikohen me një aneks të veçantë që do t’i bashkohet kësaj marrëveshje”, thuhet në dokumentin e marrëveshjes e cila pritet të nënshkruhet nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj. /Gazeta10/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like