Kina publikon video të roverit të saj në Mars

Agjencia hapësinore e Kinës ka publikuar videon e roverit të saj “Zhurong” që endet nëpër sipërfaqen e Marsit.

Fotografitë u morën nga një aparat fotografik që roboti e kishte të vendosur në tokë.

Publikimi i ri përfshin gjithashtu sekuenca nga zbarkimi i “Zhurong” në maj, duke treguar vendosjen e sistemit të tij me parashutë dhe momentin e prekjes së sipërfaqes së Marsit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Advertisement

Filmimet e fundit u transmetuan përsëri në Tokë përmes satelitit Tianwen-1 i cili rrotullohet rreth Planetit të Kuq.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like