Kim: Takova Bashën, Ramën dhe Metën, qytetarët të votojnë në paqe! (FOTO)

Me një status të shkurtër në twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton se këto 48 orë të fundit ka takuar tre figurat më të rëndësishme politike në vend.

Ajo thotë se ka takuar Bashën, Ramën dhe Metën, ndërsa mesazhi i saj është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe ne paqe.

Kujtojmë se nga dje në darkë, Presidenti Ilir meta u kthye në qendër të diskutimit me deklaratat e forta kundër ambasadores Kim.

Statusi i Kim

Takova Kryetarin e PD-së@lulzimbasha_al sot, njësoj siç jam takuar me Presidentin @ilirmetazyrtar& PM@ediramaal në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti ose kandidat. Por ne mbështesim absolutisht të drejtën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të votuar lirshëm dhe në paqe.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like