Breaking News :

nothing found
18-08-2022

Kim Jong Un sfidon Biden: SHBA armiku ynë më i madh

Advertisement

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar për armë bërthamore më të avancuara duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara janë armiku ynë më i madh” gjatë një dalje në televizionin publik të vendit, vetëm disa ditë përpara marrjes së detyrës së presidentit të zgjedhur, Joe Biden

 

Politikat armiqësore të Uashingtonit nuk do të ndryshonin pavarësisht se kush merr kryesinë e Shtëpisë së Bardhë, por heqja dorë prej tyre do të ishte thelbësore për të ndryshuar marrëdhëniet tona, u shpreh Kim.

“Aktivitetet tona të politikës së jashtme duhet të fokusohen drejt nënshtrimit të SHBA, armikut tonë më të madh, dhe pengesa jonë e vetme ndaj zhvillimeve inovative”, shtoi Kim.

Koreja e Veriut nuk do t’i “keqpërdorë” armët e saj bërthamore, citon media shtetërore Kim, por vendit i duhet të zgjerojë arsenalin bërthamor, duke përfshirë këtu kapacitetet “parandaluese” dhe “kundër sulmet”, raporton Euronews.al.

Kim kritikoi Korenë e Jugut pasi sipas tij ka ofruar bashkëpunim në sektorë “jo-thelbësorë” si coronavirusi dhe turizmi, duke shtuar se Seuli duhet të mos blejë më armatime dhe të kryejë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

 

Burimi: RTK

Advertisement

Read Previous

Vetëm 17 pacientë u pranuan në Covid qendrat e Shkupit për 24 orë

Read Next

Mustafa: Sondazhet janë propagandë, LDK do të radhitet e para