Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini jep dorëheqje

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini ka dhënë dorëheqje nga funksioni që e mbajti nga viti 2017.

Kryetarja e Këshillit Komunal, Zhivka Angeloska sqaroi se sipas Rregullores së procedurës, dorëheqja duhet të rishikohet nga Komisioni për verifikim, zgjedhje dhe emërime, pas së cilës në seancën e radhës të planifikuar për të premten, Këshilli duhet ta konstatoj të njëjtën, pastaj duhet të zhvillohet procedurë verifikimi për mandatin e anëtarit të ri të Këshillit.

Advertisement

Kundër biznesmenit Nefi Useini i cili ka kompani ndërtimi në Ohër, janë duke u zhvilluar procedura penale në Gjykatën Themelore – Ohër./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like