Këshilli Prokurorial i reagon ashpër Albulena Haxhiut: Ministrja po ndërhyn në drejtësi

Me anë të një komunikate për media, KPK thotë se ka pranuar me shqetësim edhe deklarimet e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilat si të tilla janë krejtësisht të pabazuara dhe bien ndesh me ndarjen e pushteteve, duke përbërë kështu ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e gjyqësorit, përkatësisht sistemit prokurorial.
“Prandaj, një Ministre e Drejtësisë, e cila thirret në forcimin e sundimit të ligjit duhet të përmbahet nga deklarimet e tilla të paqëndrueshme. Me këtë rast e ftojmë të njëjtën që të tregojë konkretisht se për çfarë grupesh të fuqishme dhe pazaresh bëhet fjalë?!”, thuhet në reagim.

KPK thotë se zgjedhja e cilësdo pozitë nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfshirë këtu zgjedhjen e kryeprokurorëve të prokurorive përkatëse dhe Kryeprokurorit të Shtetit, bëhet në bazë të Kushtetutës, ligjit, meritokracisë, transparencës, monitorimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe standardeve më të larta profesionale, e jo nga dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) si organ i pavarur dhe i paanshëm nuk do të lejojë asnjë interferim, tendencë apo çfarëdo interesi nga jashtë të ndikojë dhe cenojë integritetin e proceseve të rëndësishme, të cilat zhvillohen brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet tutje në komunikatë. /Lajmi.net/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like