Këmbësorja vdiq në vend-ngjarje: Ky është raporti i policisë për aksidentin e rëndë në Fushë Kosovë

Estimated read time 1 min read

Policia ka thënë sot se është arrestuar shoferi i cili duke drejtuar një kamion e goditi për vdekje ditën e djeshme një grua në Fushë Kosovë.
Raporti i policisë për ngjarjen është publikuar sot
Sipas raportit, një gruaja nga një kamion në Fushë Kosovë dhe për pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë
“Fushë Kosovë 01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like