Kazinot nuk do të largohen jasht qytetit

Estimated read time 2 min read

Përpjekja e dytë për të miratuar Ligjin për lojërat e fatit dështoi. Fillimisht ndaloi presidentin e vendit, e tani nuk mori mbështetje nga deputetët. Në Kuvend ka pasur konfuzion se a është miratuar apo jo, e më pas shërbimet parlamentare kanë reaguar se nuk është miratuar. Në faqen e internetit, megjithatë, ka të dhëna të tjera.

Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse nuk është miratuar. Nëse do të votohej, objektet e lojërave të fatit do të duhej të zhvendoseshin më shumë se 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme.

Kuvendi ka bërë të ditur se në seancën e 145-të, ligji ka marrë mbështetjen e 51 deputetëve, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe kështu përfundon procedura sipas atij ligji.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, pas votimit nuk ishte i qartë, një herë tha se ligji nuk është miratuar, e më pas është miratuar. Pas kësaj, të nesërmen, shërbimet e kuvendit shpjeguan se çfarë donte të thoshte. Informacioni se ligji është miratuar është ende i disponueshëm në faqen e internetit të parlamentit.

“Konstatimi i Kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse i referohej shumicës që kërkohet për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”, thanë Kuvendi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like