Kasami uron Ditën e Alfabetit dhe 6 vjetorin e themelimit të Besës (Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nëpërmjet një video-mesazh ka uruar ditën e alfabetit shqip. Por, në këtë ditë 22 nëntor, shënohet edhe përvjetori i Lëvizjes Besa, njofton nmk-post. Lëvizja Besa shënon 5 vite që nga dalja në skenën politike në RMV.

“Si asnjë popull tjetër, populli shqiptarë, momentet më të rëndësishme i shënon brenda një muaji. Nëntori është muaj I shenjtë për kombin shqiptarë duke filluar nga Dita e alfabetit, date në të cilën rilindasit tone zgjodhën 36 shkronjat e arta për ti dhënë frymë dhe dritë gjuhës tone të bukur shqipe. Vëllezër, motra, bashkëkombas…, përkulem 112 herë para veprës së të gjithë atyre që ndriçuan të ardhmen e popullit tonë. Shëndritja e 36 shkronjave të arta të alfabetit tone, le të jetë udhërrëfyes për dije, prosperitet, zhvillim dhe unifikim. Sot, gjithashtu, shënojmë edhe ditën e themelimit të Lëvizjes Besa. Në rrugëtimin tonë gjashtë vjeçar u siguruam në gjashtë parime mbi të cilat ngrihej ideja jonë: – Të qëndrojmë me dinjitet – Të krijojmë me sinqeritet , – Të gjykojmë me mirëkuptim, – Të vendosim me moral, – Të veprojm me nder, – Të jemi me BESË Kokëulur në punën tonë e ballëlartë për veprat që do të lëm pas, Gëzuar”.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like