Shqipëri/ Monika Kryemadhi rikonfirmohet në krye të LSI

Ashtu siç pritej, Monika Kryemadhi është rikonfirmuar si kryetare e LSI, tashmë me një mandat të plotë. Siç bën të ditur LSI, nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

LSI, ndërkaq thekson se vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati, i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Monika Kryemadhi mori drejtimin e LSI-së me 29 qershor 2017, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit. /e.a/noa.al/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like